Menjëherë pas publikimit të një liste me emra të politikanëve dhe zyrtarëve shqiptarë të cilët pretendohen nga ish-kryeministri Berisha se janë përgjuar nga kryeministri Rama, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.

Në një status të tijin në Facebook, Braçe shprehet: “Budallai B” doli me një gur në dorë dhe lexoi listën e tij buzë Lanës; Është lista “Berisha”!! Veç një budalla mund të mendojë se emrat e listës janë përgjuar!

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)