“Presidenti sirian Bashar al Assad është i përfshirë në sulmin kimik që u ndërmor ndaj provincës Idlib, ku mbetën të vrarë të paktën 70 persona mes tyre dhe shumë fëmijë, dhe për këtë fakt ka prova."
Një lajm i tillë konfirmohet nga rrjeti televiziv amerikan CNN i cili raporton se janë zbuluar përgjimet mes zyrtarëve,ushtrisë siriane dhe ekspertëve kimikë të cilët flisnin për përgatitjen e një sulmi me gaz sarin.
“Për SHBA, shkruan CNN, nuk asnjë dyshim se presidenti Assad është mbrapa katastrofës. Amerikanët shton më tej CNN nuk ishin në dijeni të këtij plani por kanë analizuar bisedat.
Në biseda të tilla të përgjuara nga inteligjenca amerikane bën me dije televizioni nuk janë gjetur fakte të cilat përfshijnë Rusinë, por sipas CNN Moska është shumë e kujdeshme që të mbrojë telefonatat e saj.
Cështja e Sirisë në fakt është një nga pikat të cilat kanë tensionuar raportet mes Rusisë dhe SHBA. Madje edhe gjatë takimit të presidentit rus Putin dhe sekretarit amerikan Tillerson në Moskë Siria mbeti një hendek i madh.
Pas takimeve, Sekretari amerikan i Shtetit tha se lidhjet me Rusinë janë në pikën më të ulët e duhet të përmirësohen.
Një ditë më parë Trump u shpreh se Putin po mbështet një djall si Assad ndërsa shefi i Kremlinit tha se raportet me Washingtonin janë përkeqësuar që në kohën kur manjati erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit u tensionuan pas sulmin me armë kimike ne Siri, ku si shenjë hakmarrje SHBA lëshoi 59 raketa mbi një bazë ajrore siriane.
Ndërsa Putin pavarisht kërkesës së ndërkombëtarëve vijon të mbështesë fuqimisht presidentin siriani i cili akuzohet si autor i sulmit kimik dhe që duhet të largohet nga pushteti.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com