Në mënyrë ironike ai ka publikuar fotot e vendimit ku është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj Tahirit, pasi e akuzoi për lidhje me krimin, ndërsa sot ish-ministri ndodhet përballë akuzave të shumta.
STATUSI I EDI PALOKES
Do quhej ironi e fatit sikur te mos ishte shume me e rende se sa nje ironi...Vetem pak dite me pare me erdhi ky "urdher" nga Prokuroria e Pergjitheshme, ku kerkohet qe une ti paguaje Saimir Tahirit 50 mije lek sepse Gjykata e Larte me denoi "per shpifje" ndaj pupilit te Rames.
Akuza ime ndaj pupilit te Rames ishte pikerisht per lidhjet e tij me krimin dhe fajtor u shpalla une...
Te njejten akuze kam bere dhe ndaj Rames dhe prape Gjykata e Larte me denoi mua per shpifje...
Sot lexova prononcimin e Rames per Tahirin. Lexova dhe komente qe e konsideronin kete prononcim si "shitje" te Tahirit nga Rama.
Megjithese eshte tipike per Ramen, shtrydhja dhe flakja e atyre qe i sherbejne, ky nuk eshte rasti. Rama nuk e ka shitur Tahirin, ai thjesht nuk e mbron dot, nuk eshte me ne doren e tij.
Cfare eshte me e rendesishme, Rama eshte sot po aq i tmerruar sa Tahiri sepse nuk ka idiot qe nuk e di se Rama jo vetem eshte ne dijeni te lidhjeve te Tahirit me krimin, po ai eshte nxitesi kryesor i ketyre lidhjeve...Loja sapo ka filluar. Nuk keni pare asgje akoma.


Gjoba per Paloken pasi u shpall fajtor per akuzat ndaj Tahirit
dy.b/shqiptarja.com












