STRASBURG - Ditën e premte është planifikuar të mblidhen në Irlandë ministrat e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Efvropian. Në rend të ditës do të jetë edhe një çështje e mprehtë, e ngritur kohët e fundit, e cila ka të bëjë me shtrirjen e përgjimeve nga administrate amerikane mbi të dhëna edhe të qytetarëve evropianë.
Kjo tregon për përmasat e mëdha që ka marrë aktualisht përplasja në dy anët e Atlantikut, pikërisht në një kohë kur ishte dhënë drita e gjelbër për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re tregtare BE-SHBA, e vlerësuar si strategjike për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në të dy kontinentet.
Pikërisht tani, Parlamenti Europian mësoi se amerikanët po përdornin një sistem përgjimi me emrin e koduar “Prism”, që i mundësonte Agjencisë Kombëtare të Sigurimit (NSA) dhe Zyrës Federale të Hetimit (FBI) qasje të drejtpërdrejtë në serverat e disa kompanive amerikane të internetit (të tilla si AOL, Apple, Google, Facebook, Yahoo dhe Microsoft), gjë, që cenon privatësinë e qytetarëve europianë të cilët përdorin këto shërbime. Në një debat urgjent në seancë plenare në Strasburg, eurodeputetët kërkuan nga Komisioni Evropian një raport mbi abuzimet dhe masat e mundshme.
Eurodeputetët duket se janë acaruar edhe më shumë me deklaratat e presidentit amerikan Barack Obama, i cili citohet të ketë thënë: “Mos u shqetësoni! Ne nuk jemi duke përgjuar qytetarët amerikanë. Ne jemi duke përgjuar vetëm të huajt!" Sipas eurodeputetit gjerman Jan Philipp Albrech, “kjo çështje ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe demokracinë, pasi këto të dyja nuk përputhen me përgjimet në masë. Përgjimi në masë nuk është ajo që duam dhe na nevojiten rregulla më të forta për mbrojtjen e të dhënave", tha ai.
Nga ana e tij, Tonio Borg, komisioneri evropian për Shëndetin dhe Konsumatorin, theksoi se "Komisioni po kërkon angazhime të qarta nga Shtetet e Bashkuara, si për respektimin e të drejtës themelore të qytetarëve të BE për mbrojtjen e të dhënave, ashtu dhe për lejimin në gjyqësor për dëmshpërblime në të njëjtën mënyrë siç u ofrohet banorëve të Shteteve të Bashkuara”.
Skandali plasi kur Edward Snowden, ish-teknik 29-vjeçar i CIA-s, i dha në Hong Kong gazetës britanike “The Guardian” disa raporte mbi monitorimin nga Agjencia amerikane e Sigurimit të telefonatave dhe të dhënave personale të njerëzve në internet. James Clapper, drejtor i kundërzbulimit amerikan, tha se veprimet Snoëdenit i shkaktuan dëme serioze sigurisë së vendit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com