Përgjimet, PD dhe PS rrëzojnë
Prokurorinë e Përgjithshme
Opozita dhe mazhoranca bashkuan votat dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për rrëzimin e amendamentit të kryeprokurores Ina Rama që ka të bëjë me dhënien e aksesit për prokurorët e rretheve të përgjojnë edhe pa lejen e saj.
TIRANE- Opozita dhe mazhoranca bashkuan votat dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për rrëzimin e amendamentit të kryeprokurores Ina Rama që ka të bëjë me dhënien e aksesit për prokurorët e rretheve të përgjojnë edhe pa lejen e saj. Kjo për të dy palët duket jo e arsyeshme që përgjimet të decentralizohen pasi kjo lë shteg për abuzime pa dieninë e Prokurores së Përgjithshme. Deputetja e PS, Ermonela Felaj, deklaroi se amendamentet e Prokurorisë vijnë në kundërshtim me njëra-tjetrën duke marrë parasysh që proceset e përgjimit do të kryheshin nga pokuroritë e rretheve dhe në të njëjtën kohë do të ishte Prokuroria e Përgjithshme që do të merrej me proceset teknike të përgjimit. Kjo sipas Felajt është në kontraditë me njëra-tjetrën. "Proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave që përcakton neni 221-226 kryhen në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që pika e tretë propozon një gjë të kundërt. Nëse pika dy flet për centralizimin, pra që përgjimi të kryhet vetëm tek ajo zyrë, pika tjetër flet për decentralizimin, që të mos kryhet te kjo zyrë, po nga rrethet. Duke qenë se këto vijnë në kundërshtim unë jam që të mos përfshihet kjo pikë", tha deputetja e PS, Ermonela Felaj. Në variatin përfundimtar të draftit që pritet të miratohet në Kuvend, të gjitha përgjimet do të kryhen në ambientet e SHISH, pavarësisht kërkesave për investigim, që do të vijnë nga SHKB e Policisë apo e Burgjeve. Por ndryshimet në ligjin për përgjimet e telekomunikimeve, që u miratuan gjithsesi vetëm nga demokratët, janë shoqëruar nga dyshimet e opozitës,të cilët parimisht nuk janë dakort me ligjin që ka propozuar Ministria e Inovacionit.
QENDRIMI I MAZHORANCESDeputeti i PD, Fatos Hoxha e konsideroi kërkesën e Prokurorisë si apsurde, pasi përgjimet varen vetëm nga kryeprokuroria që është tashmë në varësi të Kuvendit, kjo nuk mund të kalojë në varësi të prokurorëve të rretheve. "Në fakt është këmbëngulur nga Prokuroria në kërkesën e saj, dhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Ky Kuvend e ka ngritur nivelin me ligjin aktual, tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kërkojnë sot që këtë gjë që ne e kemi cilësuar te një njeri me përgjegjësi më të madhe, ta ulim dhe ta çojmë në nivele më të ulëta", tha Fatos Hoxha, deputet i PD-së. Ligji i kontestuar dhe më herët nga socialistët pasi krijon institucione paralele përgjimi dhe lë shteg abuzimi, u miratua vetëm me votat e maxhorancës. Ai i jep të drejtën e përgjimit edhe Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23