BERLIN - Ka "fakte të prekshme", të cilat e argumentojnë dyshimin për një përgjim të telefonit celular të kancelares Angela Merkel nga "bashkëpunëtorë të panjohur të shërbimeve informative të SHBA", tha Prokurori i Përgjithshëm gjerman Harald Range.

Ai ka nisur nga ky shkak një procedurë hetimore për dyshimin fillestar të veprimtarisë së agjentëve të fshehtë. Janë organizuar marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe informacione nga autoritetet. Para deklaratës së tij zyrtare Range informoi dhe Komisionin Juridik të Bundestagut në Berlin për rezultatin e verifikimeve të tij disa mujore në lidhje me aferën e përgjimit, të nxjerrë fillimisht në dritë nga ish-bashkëpunëtori i NSA-së, Edëard Snoëden.

Përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare të Bundestagut e përshëndetën vendimin e Prokurorit më të lartë gjerman. Në të vërtetë as politikanët gjermanë nuk e besojnë se agjentët e NSA-së do të dalin një ditë para gjyqit në Gjermani.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)