Përgjimi i Nishanit, Braçe: Kjo është
arsyeja e prishjes me Prokurorin?

Përgjimi i Nishanit, Braçe: Kjo është<br />arsyeja e prishjes me Prokurorin?
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi gjatë emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” se do të kërkojë hetim për përgjimin dhe survejimin e familjes së tij, por nuk tha se kur do të bëjë një kërkesë të tillë. Presidenti tha se ka fakte dhe dëshmitarë se ka qenë nën kontroll në aspektin privat dhe familjar, jo institucional.

“Nuk mund të bëj për momentin se kjo është një çështje që do të hetohet sepse unë do të kërkoj që të hetohet se nuk mund të mbyllet. Thash ka prova dhe dëshmi për këtë çështje”, u shpreh Nishani gjatë intervistës.

Nishani tha se ata që kanë marrë përsipër ta kryejnë këtë kanë bërë një gabim fatal dhe foli për urdhër nga lart për një veprim të tillë. Lidhur me hetimin thaë se do ta kërkojë kur të krijohen kushtet e përshtatshme për hetim serioz.

“Elementë të detajuar unë nuk do t’i bëj publike deri në një hetim serioz. Se unë besoj që do të ketë një hetim serioz. (Hetimin) Do ta kërkoj në momentin që do të krijohen kushtet të përshtatshme për këtë”, tha ai.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në një reagim pas intervistës shkruan se “përgjimi” mund të jetë arsyeja e prishjes së marrëdhënieve mes Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

“Mundohem ta kuptoj si dhe kush e ka përgjuar dhe hiç! Nuk kuptoj në botë si e kanë përgjuar dhe kush e ka përgjuar. Ai thotë se administrata e ka survejuar jetën e tij private dhe të familjes. Po si? Unë me përgjim kuptoj punën e veshit në telefon, mobil apo fiks, në shtëpi apo në zyrë. Këtë përgjim e bën SHIK, Prokuroria, nuk di tjetë. Mos vallë kjo është arsyeja që Presidenti nuk e do më Prokurorinë? Por prapë thotë: më ka përgjuar administrata. Ç’është ky stil i ri përgjimi që Presidenti e di dhe nuk e kuptojmë?”, shkruan Braçe në Facebook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!