Përgjimi, Tahiri: Nishani të dalë
dhe të kërkojë ndjesë, shpifi

Përgjimi, Tahiri: Nishani të dalë<br />dhe të kërkojë ndjesë, shpifi
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Policia italiane i ka dhënë përgjigje akuzave për përgjimet. Sipas tij, përgjigjja e Ministrisë së Brendshme italiane ka përthyer të gjitha akuzat e hedhura përgjatë një jave. Tahiri konfirmoi dhe njëherë tjetër se pajisja nuk është përgjuese, por vetëm didaktike e cila nuk ka kapacitete teknike për të gjurmuar telefonatat. 

"Sot kjo çështje ka marrë një përthyerje. Është drejtori i Policisë italiane, i cili informon Prokurorin se nuk është një pajisje përgjimi, nuk ka pasur kurrë një pajisje përgjimi, se nuk ka ndodhur kurrë që policia italiane të ketë sjellë në Shqipëri një pajisje përgjimi! Edhe ajo pajisje që ka ardhur nuk ofron mundësi teknike që të bëjë përgjime të ligjshme. Se edhe ajo pajisje trajnimi është një pajisje didaktike, e cila edhe sikur të çmendet një operator, nuk mund të bëjë përgjim sepse nuk ofron kapacitet teknik. Pra, policia italiane deri dje e nënkuptuar sipas jush, e përfshirë në këtë megaskandalin. Në qoftë se ishte pajisje përgjimi, mirë unë bandit, por edhe ata bandit, mirë policia e shtetit e mbushur me bandit, por edhe ata të mbushur me bandit, se qenkan shkulur italianët dhe vikan për të përgjuar Saliun, edhe Lulin. Ky skandal mori një përthyerje zyrtare, me një shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Jashtme italiane", u shpreh Tahiri.
 
Ai i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të dalë dhe të kërkojë ndjesë për alarmin fals që lëshoi se është përgjuar.

Sipas tij, Nishani doli në konferencë për shtyp për halle politike të PD-së.

"U ngrit një furtunë në gotë që lebetiti gjithë Shqipërinë. Sot kjo çështje ka marrë minimumi një përthyerje tjetër. Pra, pasi nuk u kursye as Presidenti të dilte publikisht dy herë, të vinte alarmin publik dhe t’i adresohej shqiptarëve, një populli të tërë duke i thënë që ka një pajisje përgjimi të konfirmuar siç tha Presidenti dhe kjo cenon sigurinë kombëtare. Unë kam një pyetje për të gjithë ju: kush do t’i dalë në mbrojtje Presidentit të Republikës, se është në ditën e vet të hallit. Kush do ta shpëtojë Presidentin nga ky hall i madh që shkuli të madh dhe të vogël në Shqipëri se Policia e Shtetit përgjon. Kur mësova se sot Presidenti do t’i kërkonte ndjesë qytetarëve dhe t’u thotë: më falni, mora një informacion gojor. Presidenti doli për halle politike të SHQUP-it. Si mund të rrijë ende në detyrë Presidenti i Republikës? Çfarë lloj Presidenti është ky që del në Tv dhe del e i thotë publikut se është cenuar siguria kombëtare dhe këtë e ka me thashetheme. Tani që përgënjeshtrohet zyrtarisht, tani që autoritetet italiane e përgënjeshtrojnë, çfarë do të bëjë Presidenti? Sot duhet ta shpëtojmë Presidentin nga gënjeshtrat e vogla që i merr dhe i ha dhe del në publik dhe lëshon alarmin. Imagjinoni sikur Presidentit të Italisë t’i shkonte vetëm një llaf i vogël se policia italiane përgjonte, këtu tek ne kollajllëk i madh", tha Tahiri, duke shtuar se Nishani duhet të shpëtohet nga gënjeshtrat.  

"Si mund të rrijë ende në detyrë Presidenti i Republikës, kur doli dhe lëshoi alarmin? Në të dy skenaret, Presidenti duhet të dalë dhe të kërkojë ndjesë. Në skenarin më të keq, ai deshi ta besonte këtë gënjeshtër. Unë nuk e kam për të keq ndaj Presidentit të Republikës. Institucionin e Presidentit të Republikës e respektoj maksimalisht, por sot duhet ta shpëtojmë Presidentin nga gënjeshtrat e vogla që i merr dhe i ha dhe del dhe lëshon alarmin. A do të bëjë një prononcim dhe të kërkojë ndjesë dhe tu thotë më fal, se lëshoi një alarm fals. Mora një informacion gojor dhe doli për SHQUP-in. Kush e shpëton Nishanin? Si mund të rrijë në detyrë kur doli dhe nxori alarmin se policia përgjon? Çfarë do bëjë Presidenti?", theksoi Tahiri. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar