Përgjohet ish-udhëheqësi i
fushatës së Trump-it Manafort

Përgjohet ish-udhëheqësi i<br />fushatës së Trump-it Manafort
Mediat amerikane po raportojnë se nën urdhërat e një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar ish- udhëheqësin e fushatës së presidentit, Donald Trump, Paul Manafort.

Gazeta, New York Times, ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë ta padisin atë, derisa po e bastisnin shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias.

CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.

Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve.

Manafort u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-tës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich./rel

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza