Pas deklaratave të deputetes socialiste Vasilika Hysi se magjistratët i janë ankuar se janë përjashtuar nga gara për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ka reaguar KLD.

Ky institucion pretendon se në asnjë moment nuk e kishte detyrim të publikonte në faqen zyrtare listën e kandidaturave.

KLD sqaron edhe arsyet se pse këta gjyqtarë janë lënë jashtë garës për KED-in. 

“Është e vërtetë për një moment se nga lista e kandidatëve janë përjashtuar disa gjyqtarë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por ato, janë përjashtuar sepse, ose kanë ushtruar funksionin e gjyqtarit në më pak se 10 vite, ose nuk kanë 2 vlerësime profesionale dhe etike “shumë mirë”, ose nuk kanë përfunduar ciklin e plotë katër ose pesë vjeçar të studimeve në drejtësi", sqaron KLD në reagimine saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com