Përjashtimi nga LSI, Vasili: Spahiu
qëndrim të nxituar, por kundër grupit

Përjashtimi nga LSI, Vasili: Spahiu<br />qëndrim të nxituar, por kundër grupit
Menjëherë pas vendimit të dhënë nga grupi parlamentar i LSI-së për përjashtimin nga grupi të deputetit Përparim Spahiu, Vasili në një komunikim p[ër mediat, tha se, ai u përjashtua pasi ishte kundër vendimit të marrë nga grupi, ndonëse vendimi i tij ishte i nxituar dhe tërësisht personal.

E përjashtuam për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura që nuk kanë qenë në pajtim të vendimeve të kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI. Ky qëndrim për drejtësinë u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, në kundërshtim me qëndrimet parimore e koherente të LSI-së për Reformën në Drejtësë” tha Vasili.

Ai shtoi se LSI-ja do të vijojë që të punojë me intensitet për çështjen e Reformës në Drejtësi pasi ajo ëhstë shumë e rëndësishme për vendin dhe integrimin.

LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshme të Reformës për forcimin e shtetit ligjor e ecurinë e integrimit dhe një çështje që lidhet me forcimin e sigurisë kombëtare e qëndrueshmërinë e vendit si faktor stabiliteti në rajon. LSI do vazhdojë të punojë për miratimin e reformës me transparencë e konstruktivitet sipas standardeve të Venecias e llogarive afatshkurtra partiake.” tha ai.

Konferenca për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë