Përjashtimi, paralajmëron Spaho:
Intensifikojmë forcën ndaj bandës

Përjashtimi, paralajmëron Spaho:<br />Intensifikojmë forcën ndaj bandës<br>
Deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka folur pas përjashtimit nga seanca plenare e ditës së sotme.

Spaho deklaroi se opozita do të vazhdojë me të njëjtin qëndrim edhe në vazhdim, për t’iu kundërvënë kësaj bande. Sipas tij, do të përdoren të gjitha format dhe mjetet kundër mazhorancës, madje do të intensifikohet forca e opozitës.

"Sikurse ishit dëshmitar, kërkova fjalën për procedurë që të propozoja të futet në rend dite çështja e ekstradimit të Seitit, të ndërpritej seanca derisa të vinte Rama. Ruci e përdor pozicionin e tij sikur e ka kuvendit pronë personale, në mënyrë arrogante s’më lejoi të mbaroja fjalën. Është në vazhdën e përpjekjeve për të mbyllur dosjen ‘Habilaj’. E filluan për kapjen e kryeprokurorit, vazhduan me shkarkimet e prokurorëve, për të krijuar kushtet e përshtatshme të ekstradimit të Seitit. Edhe pse ishte me proces të hapur në Shqipëri, në mënyrë kriminale e ekstraduan në Itali që të mund të dëshmojë këtu, nga frika se do nxirreshin bashkëpunëtorët e tij.

Do ta vazhdojmë këtë betejë, mos të kujtojnë se do na mbyllin fjalën. Ne do jemi këtu sa kohë që këta do jenë në këtë rrugë dhe do përplasen me qëndrimin tonë. Interpelancën e kemi kërkuar me Gjonajn, pasi është një aktore kryesore e ekstradimit, që është bërë me dijeni të të gjithëve. Do të përdorim të gjitha format dhe të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë kësaj bande. Sot vazhduam me të njëjtën frymë si protesta, kështu do të vazhdojmë madje duke intensifikuar forcën", tha Spaho. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike