Përjashtimi, Ruçi fal Bashën
për bllokimin: Është deputet i ri

Përjashtimi, Ruçi fal Bashën<br />për bllokimin: Është deputet i ri
Seanca e pasdites në Kuvend ka zgjatur shumë pak minuta, pasi PD vijoi me bllokimin e foltores së Kuvendit me në krye Bashën. Por kryetari i kuvendit, pavarësisht se paradite deklaroi se do të përjashtonte kryetarin e PD me 10 ditë, pasdite vendosi ta falte me arsyetimin se ishte deputet i ri.
 
Duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë, njoftoj se nuk po ushtroj kompetencën që me jep rregullorja për të thirrur Byronë për të marrë masa akoma më të rëndë” tha ai.
 
Kështu përjashtimi për Bashën vlen vetëm për këtë seancë që u mbyll, ndërsa në seancën e radhës ditën e enjte, kryetari i PD do të jetë në Kuvend. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin