Përkujtohet 115-vjetori i vdekjes së
Naim Frashërit në Muzeun Kombëta

Përkujtohet 115-vjetori i vdekjes së<br />Naim Frashërit në Muzeun Kombëta
Më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare u nda nga jeta Naim Frashëri një nga poetët dhe shkrimtarët më të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar sot diëtlindjen e tij me aktivitetin "Një pasdite në Muze", ku do janë mbajtur kumtesa e debate shkencore rreth këtij personaliteti të poezisë.

Naim Frashëri ka qenë figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes. Ai u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit.

Naim Frashëri njihet si bilbili i gjuhës shqipe. U lind më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht.

Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez.

Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera

SPAK goditi 7 grupet kriminale, Meta: Propagandë, të kishte vepruar para 14 majit! Ndihmuan Ramën të ‘grabiste’ Shkodrën e bashkitë e tjera