Përkujtohet komisioneri që u vra 
për votën, Moisiu: Shembull për ne

Përkujtohet komisioneri që u vra <br />për votën, Moisiu: Shembull për ne
Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu priti sot në një takim familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu, i cili humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit.

Me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, Moisiu, shprehu konsideratën e tij për komisionerin demokrat.

Ish-Presidenti tha se figura të tilla janë shembull për të gjithë ne.

Kur për të mbrojtur idealet nuk e kursen jetën je një shembull për të gjithë. Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë” – tha Moisiu në pritjen për familjarët e Frangut.

Ai nuk harroi të jepte dhe një mesazh për politikën ku kërkoi që mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit të mos vihet asgjë.

Gjithashtu një falënderim pati edhe nga ana e familjarëve të Kujtim Frangut për ish-Presidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij në nderimin figurës së dëshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” dhe Ministrinë e Brendshme e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur