Përkujtohet krijimi i PD-së në Lushnjë

Partia Demokratike në Lushnjë ka festuar ditën e sotme 25-vjetorin e krijimit të saj në këtë qytet.

Kanë qënë me qindra pjesëmarrës të ftuar në këtë festë për partinë e parë demokratike të krijuar në Shqipëri.

Përveç anëtarëve të kësaj partie nga rrethi i Lushnjës, kanë qënë dhe drejtues të saj aktual por edhe në vite.

Në fillim të ceremonisë festive ka folur para të gjithëve kryetari i parë i Partisë Demokratike dega Lushnjë  të krijuar në 4 janar të vitit 1991, zoti Kujtim Gina.

Ai ka kujtuar se si është krijuar kjo parti dhe sesi në Lushnjë ka arritur të nxjerrë dhe katër deputetët e parë të saj.

Më pas për të pranishmit u paraqit dhe një dokumentar ku tregonte hapat e para të krijimit të kësaj partie, etapat në të cilën ajo ka kaluar dhe kush është ajo sot.

Vetë kryetari i kësaj partie, Myslim Murrizi i cili ka qënë dhe një ndër studentët e lëvizjes së dhjetorit u ka uruar të gjithë demokratëve gëzuar festën.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të gjithë të vlerësohen si të barabartë në këtë parti.

Po kështu demokratët lushnjarë në këtë ditë feste për ta i përshëndeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe ish deputeti i Lushnjës Tritan Shehu.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës