Përkujtohet themelimi i PD në Kukës

Demokratët e Kukësit kanë përkujtuar 25- vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe deputeti i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka.

Duke folur për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi deputeti Flamur Noka e ka cilësuar 2016-tën si vit të përmbysjes së regjimit bastard të Edi Ramës që dhunon, varfëron dhe vjedh shqiptarët.

Duke shprehur mirënjohjen për qytetarët e Kukësit që edhe në zgjedhjet vendore votuan për Partinë Demokratike dhe nuk u dorëzuan as pas presionit, as pas dhunës, as nuk u joshën nga ofertat për shitblerje votash, theksoi se nga Kukësi do të nis revolucioni demokratik për largimin e kësaj qeveria dhe hapjen e një rruge të shpresës për shqiptarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit