MOSKE – Manifestuesit anti-Putin janë përleshur me policinë sot pasdite në Moskë dhe disa prej aktivistëve kryesorë, si për shembull Alexei Navalny, janë arrestuar.
Manifestimi, që ka mbledhur rreth 50 mijë njerëz, zhvillohet një ditë para inaugurimit të Vladimir Putin si president i Rusisë.
Protesta ka nisur paqësore, por në një moment, një grup manifestuesish nuk i është bindur policisë që kërkontë ta mbante turmën në një bulevard të caktuar dhe ka nisur shpërthimin e kordonëve policorë.
Një manifestim pro Putin po zhvillohej njëkohësisht në Moskë.
Opozitarët e Putin u ulën para rreshtave të policisë dhe thanë se nuk do lëviznin nëse ceremonia e nesërme që e shpall Putin president nuk anullohet. Ata kërkuan edhe 1 orë transmetim televiziv për manifestimin e tyre si edhe zgjedhje të reja.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com