Celebrimet e Vitit të ri përfundojnë  në përleshje dhe dhunë në Hong Kong.Kjo situatë erdhi pasi policia ka tentuar të largojë tendat e paligjshme të ngritura në qytet, të cilat shesin ushqime tradicionale .Policia përdori shkopinj gome, spraj madje qëlloi në ajër për të larguar turmën. Kjo është trazira më e madhe në Hong Kong që nga protestat masive pro-demokracisë në vitin 2014.