Teksa Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli ka qenë duke sqaruar maturantët për sistemin e përzgjedhjes së tyre për në universitete, një nga maturantet ka debatuar me ministren dhe më pas është përlotur.
Vajza ka thënë se është me mesatare 9,7 dhe se nuk kishte pasur mundësi të fitonte në asnjë nga 10 degët e zgjedhura prej saj.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministres e cila i ka thënë që të ndjekë me rigorozitet udhëzimet.
Vajza: Një djalë me mesatare 9. 1 ka dalë fitues në 10 degë, unë me mesatare 9,7 nuk kam dalë fituese në asnjë…Si ka mundësi?
Djali: Po unë s’kam konkurruar për mjekësi, kam zgjedhur atë program që më jepnin më shumë mundësi lëndët me zgjedhje. S’ke si zgjedh matematikë tre vjet dhe pastaj të konkurrosh në universitet për Juridik..
Nikolla: Në fakt po krahasoheni në dy mjedise të ndryshme. Aty ku ti ke rezultate të larta je rankuar me ata që kanë kërkuar atë program. Nuk besoj se në atë program ku nuk ke fituar ti ka të tjerë me mesatare më të ulët. Djali ka program tjetër studimi, Nuk ndodh që në programin e tij të jetë pas tij një tjetër me rezultate më të larta. Kjo është e vërteta…Ndiqini mirë udhëzimet.
Vajza: Letërsia e avancuar ishte lëndë me zgjedhje. Por nuk ishte kriter në asnjë fakultet, atëherë në cilin fakultet të shkoj unë, ndonëse kam një mesatare shumë të mire? Dhe kam një formim shumë të mirë, si në shkencore, ashtu edhe në shoqërore. Mua me penalizoi lënda me zgjedhje…
N
ikolla i ndërpret fjalën maturantes …Nuk e vë në diskutim që ti je shumë e mirë si në shoqërore, si në shkencore. Zgjedhja juaj dhe ajo që ju keni si rezultat nga shkolla e mesme ju mundësojnë hyrjen në institucionet e arsimit të lartë në raundin e dytë.
Por pas raportimeve të maturantëve, ministrja Nikolla reagoi duke thënë se “Po ndërtoni këtu situata që nuk kanë asnjë lidhje me realen”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.2%
-
Trump
50.1%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14