Përloti sallën e Kuvendit, Paloka:
Rigerta s'merret vetëm me dhi

Përloti sallën e Kuvendit, Paloka:<br />Rigerta s'merret vetëm me dhi
Nënkryetari i Parlamentit, njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është një tjetër zë që doli kundër vajzës mirditore, Rigerta Loku, e cila përloti sallën e Kuvendit një ditë më parë, më një fjalim tepër prekës. Në faqen e tij në “Facebook”, Paloka shkruan se Rigerta Loku nuk merret vetëm me dhi dhe nuk është aq e panjohur nga politika.

Sipas deputetit demokrat, vajza me dy diploma të “La Sapienza” në Romë dhe që u bë fermere në vendlindjen e saj, rezulton në listën e Bamir Topit në vitin 2013 për deputete në Lezhë, në koalicion me Edi Ramën. Më tej, Paloka shton se ka dhe një emision në një televizion publik, ku i nxjerrin njerëzit të qajnë artificialisht. 

"Miqte e mi, shoh qe vazhdon debati per gruan qe foli ne te ashtuquajturin parlamenti rural. Une bera vetem disa pyetje per menyren se si u gjend zonja ne nje aktivitet te organizuar nga Ruci e pikerisht ne momentin kur Rames do i duhet te justifikoj miliona euro qe do te hidhen per projektin e ri te vjedhjes qe Rama e quan rilindje rurale. Me nje kerkim te percipte ne internet, zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Ne 2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e Bamir Topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me Edvin Ramen. Te tjerat gjykojini vete. Ka dhe nje emision ne nje televizion publik ku i nxjerrin njerzit te qajne artificialisht…", shkruan Paloka.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin