Liberalizimi i shërbimit përmbarimor, brenda 5 viteve ka sjellë përmbysjen e raportit mes përmbaruesve privatë dhe atyre shtetërorë. Në analizën vjetore të punës së shërbimit përmbarimor shtetëror, numri dy i ministrisë së Drejtësisë evidentoi faktin se numri i përmbaruesve privatë është rritur ndjeshëm që pas liberalizimit duke shkuar në një raport 3 herë më të lartë se ai shtetëror. Referuar të dhënave zyrtare të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, numri i çështjeve përmbarimore të ekzekutuara në vitin 2015 është rreth 9 230. Sipas raportit të punës, nga viti në vit po konstatohet një rritje e numrit të çështjeve të regjistruara për ekzekutim.