Përmbysje e çmendur e Bayern
ndaj Leipzig, shënohen 9 gola

Përmbysje e çmendur e Bayern<br />ndaj Leipzig, shënohen 9 gola
Përballja mes dy kryesuesve të Bundesligës, Red Bull Leipzig dhe Bayern Munchen, e përfunduar me rezultatin 4:5 për kampionët e Bundesligës, të shpallur tashmë, është padyshim ndeshja më e çmendur e këtij sezoni në kampionatin gjerman dhe jo vetëm. 

Aq më tepër kur Bayern ishte duke humbur 4:3 deri në minutën e 90, ndërsa për ekuilibrimin e shifrave mendon David Alaba pikërisht në minutën e 91. 

Goli i fitores dhe përmbysjes së madhe për Bayern vjen në minutën e 95 shtesë me anë të holandezit, Arjen Robben. 

Leipzig udhëhoqi të gjithë takimin, ndërsa kaloi në avantazh që në minutën e dytë me anë të Sabitzer.

Lewandowski barazon për Bayern në minutën e 18, por janë sërish vendasit të cilët shënojnë golin e dytë me Eerner në të '29. Poulsen shënon golin e tretë për Leipzig në minutën e 47, ndërsa Alcantara për Bayern shkurton shifrat në 3:2.

Goli i katërt për Leipzig vjen në minutën e 65 me Eerner i cili shënon golin e dytë personal, duke i çuar shifrat në 4:2. Minutat e fundit të ndeshjes janë dramatike, pasi Bayern hidhet i tëri në sulm. Eshtë sërish sulmuesi polak, Lewandowski i cili shkurton për Bayern në 4:3 në minutën e 84 të takimit. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Alaba barazon 4:4 në të '90, ndërsa Robben përmbys gjithçka në minutën e 95, duke regjistruar kështu fitoren dramatike, 4:5. 

Pas kësaj fitoreje, edhe pse thjesht për statistikë, Bayern Munchen kryeson Bundesligën me 79 pikë, 13 më shumë se Leipzigu i vendit të dytë. Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi i Dortmund 1:1 me Augsburg dhe i Schalkes gjithashtu 1:1 me Hamburg dhe fitorja e thellë 5:3 e Hoffenheim ndaj Werder Bremen.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë