Përmbytja në Shkodër, pas
2 vitesh, do të paguhen dëmet

Përmbytja në Shkodër, pas <br />2 vitesh, do të paguhen dëmet
TIRANE-Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është vendosur të paguhen dëmet e shkaktuara në Bashkinë Shkodër, komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Gur i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera. Këto dëme janë shkaktuar nga përmbytjet në fillim të vitit 2010 dhe pagesa aktuale do të jetë në masën 1.1 miliardë lekë të reja, ose afro 11 milionë dollarë. Ky fond do të jepet nga qeveria, por do të paguhet nga KESH-i. Ndërkohë, pas rreshjeve të këtyre ditëve, është përmirësuar paksa situata hidrike në ujëmbledhësit e HEC-eve të vendit. Megjithatë, kjo do të kërkonte ditë të tëra të një situate të ngjashme. Kështu, psh në Fierzë prurjet janë shtuar, por HEC-i vazhdon të mbahet i mbyllur, për të rritur nivelin e liqenit, ku dallohen qartë rrënojat e Kukësit të vjetër.

Ndërkohë, KESH po merr edhe masa të tjera. TEC-i i ri, që është ndërtuar në bregdetin perëndimor të Vlorës, 7 km larg qytetit, do të jetë i gatshëm për t'u futur në procesi ne prodhimit brenda muajit dhjetor, u njoftua nga Korporata.

Aktualisht janë në përfundim procedurat e sigurimit dhe marrjes në dorëzim nga kontraktori të lëndës së parë gazoil nga importi, i cilësisë së lartë dhe në parametrat që parashikon teknologjia e TEC-it. Është fjala për rreth 7000 metër kub gazoil, çka është e mjaftueshme për një funksionim normal për një periudhë 15 ditore. Ndërkohë, mësohet se është në proces tenderimi edhe një sasi tjetër gazoili, që do të garantojë vazhdimësinë e funksionimit të TEC-it edhe për periudhën në vazhdim, atë të muajit janar. Vënia në funksion e TEC-it do të realizohet me kapacitetin e mundshëm teknologjik të tij, duke e shndërruar atë në një burim alternativ të konsiderueshëm për të kompensuar nevojat me energji të vendit. Ndërtimi i TEC-it të ri të Vlorës përbën investimin e parë, pas rreth tri dekadave në sistemin e prodhimit të energjisë në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg