Përmbytjet,Çupi në Bruc të Matit:
Të ndërhyjnë strukturat kompetente

Përmbytjet,Çupi në Bruc të Matit:<br />Të ndërhyjnë strukturat kompetente<br>
Përmbytjet kanë shkaktuar gjendje emergjente dhe në Mat. Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Bruc, ku disa  familje janë izoluar për shkak të përmbytjes së shtëpive, gjësë së gjalllë dhe tokave bujqësore.

Deputetja Dhurata Çupi ishte e pranishme në zonë duke parë më nga afër situatën, ku bëri thirrje për ndërhyrje emergjente strukturave të Emergjencës Civile dhe shtetit në tërësi. 

“Pushteti vendor po bën maksimumin me kapacitete që ka, por ndërhyrja tha ajo, duhet bërë  nga strukturat kompetente”, tha deputetja Çupi.

Cupi shprehu shqetësimin për sigurinë e jetës së grave dhe fëmijëve, të cilët po strehohen ku të munden. “Të bëjmë gjithcka për të shmangur cdo rrezik për jetë njerëzish”, apeloi deputetja, e cila vuri në dukje dhe mungesën e energjisë elektrike.

Ndërkohë banorët thanë se temperaturat e ulëta e rëndojnë edhe më shumë izolimin e zonës nga niveli i  ujit.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje