Përmbytjet, Gjylameti: PD të mos 
 bëjë politikë, por të solidarizohet

Përmbytjet, Gjylameti: PD të mos <br /> bëjë politikë, por të solidarizohet
Partia Socialiste, përmes një deklarate për media e deputetes, Blerina Gjylameti i ka kërkuar opozitës të mos bëjë politikë me përmbytjet, por të solidarizohet me qytetarët.

Ajo shtoi se qeveria dhe organet shtetërore janë në terren në ndihmë të të dëmtuarve.

Refreni i Arben Ristani nuk është me gjë e re për shqiptarët. Mezi pret të ndodhë ndonjë përmbytje që të këtë mundësi për të hedhur racionin e baltës mbi punën e qeverisë. Ndërkohë që Ristani flet nga selia e Shqupit, emergjencat civile, ministrat dhe deputetët janë në terren, në mbështetje dhe në ndihmë të familjeve në nevojë”, -tha deputetja Gjylameti.

Ajo shtoi se qeveria e tanishme, nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën sa i takon trajtimit të qytetarëve dhe të dëmtuarve nga përmbytjet.

Dimri ende nuk ka filluar dhe shqiptarët i kanë ende të freskëta përmbytjet e dimrit të shkuar. Pavarësisht vërshimit të ujit, qeveria shqiptare mobilizoi operacionin më të madh të solidaritetit njerëzor dhe pavarësisht dëmeve, menaxhimi i kësaj qeverie bëri të mundur që institucionet shtetërore të ishin në krye të detyrës dhe rimbursimi të bëhej në kohë rekord. Është e panevojshme të kujtojmë se si sillej qeveria e Partisë Demokratike me zonat e përmbytura, të cilat në më të shumtën e rasteve i përmbyste nga pakujdesia dhe paaftësia e menaxhimit të digave. Për të mos folur pastaj për mungesën në investime në këtë fushë për tete vite me radhë. E për të mos përmendur banorët që Saliu u premtonte rimbursim por që nuk i rimbursoi kurrë dhe u desh të vinte në qeveri koalicioni i majtë për të përmbushur premtimet e doktorit. Sot është e rëndësishme të jemi solidare dhe mos përpiqemi të përfitojmë nga situata ku ndodhen këta qytetarë. Është e rëndësishme që të mbështesim punën e emergjencave civile, shtabeve të ngritura në zonat e prekura nga përmbytjet, në mënyrë që situata të normalizohet sa më shpejt për këdo. Dhe të gjithë si qytetarë, të bëjmë çmos për të dhënë edhe individualisht ndihmën tonë, për ata që sot kanë nevojë për solidaritetin tonë”,- përfundoi deputetja Gjylameti.

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat