Përmbytjet godasin Himarën
Banorët: Qyteti në gjunjë 

Përmbytjet godasin Himarën<br />Banorët: Qyteti në gjunjë 
Reshjet e dy ditëve të fundit në Himare kanë përmbytur shtëpi e biznese, ndërsa lagja Stefanel ka mbetur pa ujë të pijshëm. Në Pilur, rruga që e lidh atë me pjesën tjetër te zones është bllokuar nga rreshqitjet e tokës. Tridhjetë krerë bagti e imët janë rrembyer nga ujrat që kanë zbritur përgjatë shpateve të malit. Në Himarë qytet pjesa e brendëshme, sidomos në Potam, është përmbytur pasi shtrati i përrenjve është ngushtuar nga ndërtimet pa kriter.

Në këtë zonë janë shtatë shtëpi në të cilat uji ka kapur lartesinë një metër në brendësi të kateve të para. Në Vuno një ciklon me diametër afërsisht 10 metra që vinte nga deti në drejtim të plazhit të Jalit ka ngjitur kodren dhe kur ka kaluar në fushën e ullinjve të fshatit ka thyer mbi tridhjete rrenjë shekullore dhe ka flakur tej catine e nje punishteje të vajit të ullirit.

Viron Zoto nënkryetar i bashkisë së Himarës ndërsa rendit dëmet thote se bashkia po ndërhyn në pastrimin e shtretërve të përrenjve të zonës dhe se i është drejtuar prefekturës së Vlorës për ndihmë finaciare. Në krahun tjetër banorët akuzojnë bashkinë dhe privatët që kanë ngushtuar shtretërit e përrenjve dhe mbyllur pusetat duke shtuar rrezikun për banesat e të tjerve. Roza Gjoka banore në Potam thotë se në 50 vite nuk është përmbytur asnjëherë dhe se askush nuk ka pastruar shtretërit e përrenjve sic bëhej më parë. “E kam gdhirë mbrëmë duke përgjuar ujin”. Për të mërkurën moti parashihet me diell, ndërsa ditët në vazhdim nuk sjellin lajme të mira pasi shiu do jëtë sërish i pranishëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online