Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Johannes Hahn ka premtuar se Brukseli do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë për përmbytjet e fundit që i kanë përfshirë këto vende.

“Si gjithmonë mbështetja evropiane është e mundur kur fatkeqësitë ndodhin. Kjo është absolutisht e rëndësishme, pasi duhen ndërmarrë veprime mbi llogaritjen e dëmeve dhe mbulimin e shpenzimeve të dëmeve. Ndjemi të vetëdijshëm për pasojat, nga kjo fatkeqësi natyrore”, deklaroi Hahn sot në Bruksel.

Nga ana tjetër zyrtarët e Komisionit Evropian kanë bërë me dije se një konferencë e donatorëve do të mund të thirret nga Bashkimi Europian, për të ndihmuar Shqipërinë të përballojë dëmet e përmbytjeve në zonën jugore të vendit.