Qeveria shqiptare ka vendosur që të dëmshpërblejë banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës duke i përllogaritur atyre faturat e papaguara të energjisë elektrike.
Këtë e ka bërë me dije uministri i Energjitikës Damian Gjiknuri në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Gjiknuri tha ndër të tjera se banorëve debitor do tu mbahet borxhi nga paratë e kompensimit

"Nëse detyrimi ndaj kompanisë është më i madh se shuma që i takon banorëve si kompensim pjesën e mbetur të borxhit do e shlyejnë sipas rregullave të parashikuara në marrëveshje. OSHEE ka kryer një rakordim mes emrave të listës së emergjencave civile të banorëve të përmbytur dhe detyrimeve të pashlyera.Janë 222416 kontrata për të cilat do të kryhet procedura e kompensimit  me borxhin ndaj OSHEE .Banorët e përmbytur kanë dhënë pëlqimin për këtë nismë - tha Gjiknuri
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)