Zyrtarët vendor në Afganistan kanë thënë se 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë zhvendosur si rezultat i vërshimeve të reja të përmbytjeve në krahinën veriore të Baghlanit.
Noor Mohammad Gozar, administrator lokal në këtë krahinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat kanë qenë banorë të qarkut të Gozar Gahe Noor. Gozar, ka thënë se vërshimet e kanë shkatërruar rajonin duke detyruar qindra familje që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Pas disa viteve thatësirë, Afganistani tani po goditet nga reshje te rrëmbyeshme shiu. Në prill dhe muajin maj, më shumë se 100 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur për shkak të vërshimeve që e kanë goditur Afganistanin verior.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com