Situata në Çermë Shkumbin, vendi ku pati më shumë problematika përsa i përket përbytjes ende nuk i është kthyer normalitetit.
Pas largimit të ujit nga banesat banorët po merren me pastramin e baltës.
Nga ana tjetër dhe eskavatorët e bashkisë dhe mjetet e ushtrisë po meren me pastrimin e të gjithë kanaleve dhe prishjen e urave që pengojnë rrjedhen normale të ujit.
Sipas nënkryetarit të bashkisë Divjakë Avdi Snalla bashkia ka një projekt i cili do të zbatohet me miratimin edhe të banorëve për mënyrën sesi do të ndërtohen të gjitha urat.
Nga ana e tyre banorët po bëjnë kalime provizore për të hyrë në banesa, deri sa të fillojë ndërtimi i urave.
Po kështu, situatë e vështirë paraqitet dhe në shkollën e bashkuar Çermë Shkumbin ku balta ka përfshirë të gjithë oborrin, ndërsa lagështia muret e godinës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com