Përmbytjet në Greqi,junker: KE
është e gatshme ta ndihmojë

Përmbytjet në Greqi,junker: KE<br />është e gatshme ta ndihmojë<br>
Komisioni Evropian është i gatshëm të mundësojë çfarëdolloj ndihme për Greqinë pas vërshimeve shkatërrimtare në këtë vend, deklaroi kryetari i KE-së, Zhan-Klod Junker.

“Me keqardhje mora vesh se shumë njerëz humbën jetët e tyre dhe të afërmit e tyre në vërshimet vdekjeprurëse që e kapluan pjesën qendrore të Greqisë”, theksoi bunker, ndërsa në emër të Komisionit Evropian, shprehu solidaritet me popullin dhe autoritetet greke.

Ai tha se tragjedi të tilla në cilindo shtet, që është anëtar i yni, është tragjedi për tërë Evropën dhe për këtë janë të gatshëm ta mbështesin Greqinë në cilëndo mënyrë. Si pasojë e përmbytjeve në Greqi të paktën 15 persona humbën jetën . Kryeministri grek Aleksis Cipras shpalli ditë zie nacionale.

Ai u shpreh se vendi po kalon momente shumë të vështira dhe po përjeton një katastrofë të madhe. Cipras shtoi se menjëherë, dhe pa shtyrje, do të miratohen masa për mbështetje të popullsisë greke. Situata është kritike në krahinën e Mandra-s dhe në Atikën jugore.

Dëmet materiale janë të shumta, dhe një raportim paraprak flet për shkatërrimin e 500 shtëpive, 300 makinave, dhe 200 dyqaneve në vend. Numri i emergjencave civile është rritur për të përballuar fluksin e madh të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë. Shumë qytetarë rrezikojnë të mbeten të pastrehë, dhe dëmet që mund t’i shkaktojë buxhetit të shtetit janë të mëdha, sidomos në një kohë krize që po kalon Greqia. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)