Pamjet televizive tregojnë njerëz që qëndrojnë mbi çatitë e banesave në përpjekje për të shpëtuar. Presidenti rus Vladimir Putin ka fluturuam mbi rajonin e prekur me helikopter ndërsa zhvilloi bisedime urgjente me zyrtarët lokalë në qytetin Krymsk.
Shumica e viktimave ishin nga ky qytet i cili banohet nga rreth 57 mijë vetë. Tv rus tregoi pamjet e mijëra shtëpive të zhytura pothuajse nën ujë. Policia tha se shumica e viktimave ishin të moshuar të cilët kishin qenë në gjumë kohën e përmbytjes.
Ekipe emergjence që vijnë nga Moska po përpiqen të ndihmojnë banorët e prekur nga fatkeqësia. Autoritetet lokale e përshkruajnë si të paimagjinueshme atë që ndodh në këtë zonë. Kurse përdorues të rrjeteve sociale shprehen se qyteti Krymsk duket sikur është goditur nga cunami.
Opozita akuzoi vendorët së nxiti përmbytjet duke hapur portat e një rezervuari, por administrata e Krasnodarit hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar “marrëzi absolute” . Sistemi i transporteve thuajse nuk ekziston, ndërsa e gjithë zona vuan mungesën e energjisë.
(ns/shqiptarja.com)