SERBI- Gjatë muajit të kaluar Serbia u përball me kushte të vështira të motit, shira dhe përmbytje. Pas normalizimit të situatës, Serbia shprehet e “zemëruar” ndaj Shqipërisë, pasi sipas ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, nuk pati asnjë telegram ngushëllimi.
“Disa vende nuk vepruan siç duhet përkundrejt Serbisë, kur vendi u godit nga përmbytjet në muajin maj. Një prej tyre është dhe Shqipëria. Shqipëria nuk na ka dërguar as një telegram ngushëllimi, dhe asnjë prej zyrtarëve të këtij vendi nuk e ka firmosur librin e ngushëllimeve. Për të mos folur pastaj për ndonjë ndihmë”, tha Daçiç gjatë ditës së sotme në një forum ekonomik, sipas agjencisë serbe të lajmeve "Beta".
Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se më 16 korrik pritet të organizohet një konferencë donatorësh për përmbytjet në Serbi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com