Përmbytjet në Shijak, banorët nevojë
emergjente për dyshekë e batanije

Shtëpitë e prekura nga përmbytjet në Sukth e Shijak janë ende të pabanueshme. Shumë familje vijojnë të qëndrojnë tek të afërmit, ndërsa të tjerë janë të detyruar të përballen me të ftohtin e ditëve të fundit në banesën e dëmtuar nga vërshimi i Erzenit pasi nuk kane ku të rrinë.”

Nuk kemi ku të rrimë. S’kemi dyshekë, krevatë për të fjetur. Pas përmbytjes na kanë ardhur dhe na kanë sjellë nja dy herë makarona”,u shprehwn banorwt. Kryetari i njësisë administrative të Sukthit, Albert Donkshi premtoi dëmshpërblimin në masën maksimale të mundshme, ndërsa ka evidentuar mbi 400 objekte me dëme të konsiderueshme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve