Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në
dritë varrezat Ilire në Shipkovicë

Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në<br />dritë varrezat Ilire në Shipkovicë
Abdullah Mehmeti nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka postuar fotografi të bëra në Shipkovicë, ku vërehet se nga vërshimet që ndodhën më 4 gusht, janë zbuluar disa varreza të vjetra. Sipas tij bëhet fjalë për varreza të vjetra ilire.

“Nga pamjet e vërshimeve të 4 gushtit në Shipkovicë është vërejtur edhe një varr i vjetër, i cili i kanë bërë kureshtarë jo vetëm banorët vendës por edhe shumë vizitorë të tjerë. Në këtë hapësirë ku është zbuluar ky varr ekzistojnë edhe shumë varreza të tjera. Mënyra e varrimit, orientimi i kufomës dhe karakteristika të tjera dëshmojnë qartë se bëhet fjalë për varreza ILIRE, të cilat i takojnë periudhës para ardhjes së krishterimit në këto hapësira, së paku para 2000-3000 vjetësh. Në hapësirën më të gjerë, te vendi i quajtur ,,Kisha” ka edhe shumë varreza të tjera të ngjashme. Për këto varreza kemi bërë studime para 23 vjetësh bashkë me profesor Fadil Sulejmanin, për të cilat ka edhe materiale në dorëshkrim. Gjatë ndërtimit të shtëpisë në afërsi të së cilës tani është zbuluar ky varr, atëherë u zbuluan dy varre të tilla, por që të mos keqpërdoreshin nga pushteti i atëhershëm dhe pseudoshkencëtarët janë pritur kohë më të mira për gërmime arkeologjike dhe studime të hollësishme në lidhje me ato”,- sqaron për “Lajm” Mehmeti.

Ka të dhëna se në këtë hapësirë, në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar është gjetur edhe një rrasë me mbishkrim dhe gjetje të tjera arkeologjike, të cilat nga bashkëpunëtorët vendës të pushtetit komunist sigurisht kanë përfunduar në Beograd.

“E tërë ajo lagje, dikur ka qenë pronë e kishës, gjatë kohës së sundimit osman ka qenë vakëf, ndërsa në kohën e mbretërisë jugosllave, SKS, ka qenë objekt i komunës së asaj kohe. Pushteti komunist, përkatësisht organizata lokale e PKJ në Shipkovicë, me kompensim për prona të tjera ua ka dhënë për ndërtim disa familjeve, me qëllim të mbulimit të gjurmëve dhe pamundësimin e gërmimeve arkeologjike të mëvonshme.Në shumë raste, këto fatkeqësi, si vërshimi i para disa ditëve në Shipkovicë, nxjerrin në sipërfaqe edhe të vërteta të këtilla, të cilat vetë fenomenet dhe ligjshmëritë e natyrës nuk i lënë në harresë”, thekson Mehmeti.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës