Përmbytjet nga moti i keq kanë shtyrë ndeshjen e kampionatit italian të futbollit Sampdoria-Genoa. Ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Marassi” u vendos që të mos zhvillohet pas kontrollit që bënë arbitrat dhe në konsultim me vëzhguesit dhe delegatët, pasi terreni ishte tejet i rënduar.

Edhe gjatë ditës zhvillimi i ndeshjes ishte vënë në pikëpyetje, por interesimi i tifozëve bëri që Rocchi, të shtynte dhe me 15 minuta vendimin e tij, pavarësisht se që në provën e parë, topi kërcente vetëm në pjesë të vecanta të fushës.

Por në fund vendosi që derbi i 78-të të shtyhet, pasi  gjendja ishte tejet e vështirë për një ndeshje normale.

genoa
genoa
genoa
genoa
genoa



d.b/shqiptarja.com