Përmbytjet, vijon situata problematike
në Fier, shpërndahen ndihmat

Përmbytjet, vijon situata problematike<br />në Fier, shpërndahen ndihmat
Pushimi i reshjeve të shiut ka ndikuar në përmirësimin e situatës së përmbytjeve në fshatrat e rrethit të Fierit, teksa uji në pjesën më të madhe është tërhequr nga tokat e përmbytura.

Sipas të dhënave të shtabit të emergjencës të ngritur pranë prefekturës Fier, aktualisht janë shtatë banesa janë nën ujë, ndërsa në 60 të tjera ka prezencë uji.
Ndërkohë aktualisht ka prezence uji në 4500 hektarë tokë. nga 7530 hektarë tokë që ishin ditë më parë.

Këto pamje të fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report në fshatin Darëzesë tregojnë qarte se situata është ende problematike.

Sakaq edhe gjatë ditës sotme vijon shpërndarja e ndihmave, kryesisht pako me ushqime si për njerëzit ashtu dhe për bagëtitë.

Sa i përket shpërndarjes së ndihmave nuk kanë munguar pakënaqësitë nga ana e banorëve të përmbytur, vecanërisht sa i përket ndihmave për kafshët. Ndërkohë ankesat nuk kanë munguar as sa i përket ndihmave ushqimorë për banorët, teksa mjaft banorë pohojnë se sasia e ndihmave ka qenë e vogël.

Punonjësit e shtabit të emergjencave gjatë ditës sotme kanë vijuar punën për shpërndarjen e ndihmave, sakaq pako me ndihma në fshatrat e përmbytur të Fierit kanë ardhur nga të gjitha qytet e vendit, organizata të ndryshme si dhe parti politike.

Mësohet se deri ditën e sotme janë shpërndarë 3200 pako ushqimore, 243 cardra, 1800 batanije.

Raportohet se në këtë rreth janë shpërndare 40 ton misër, 35 ton hime dhe 14000 dengje me bar të thatë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë