PERMET - Skandal në Gjykatën e Përmetit. Ardian Çobo 47 vjeç i arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Përmetit për dhunë të ushtruar ndaj 2 lojtareve të basketbollit të ekipit të Flamurtarit të Vlorës, është liruar sot në sallën e gjyqit në Gjykatën e Përmetit.
Sapo është dhënë masa e arrestit me "detyrim paraqitje" për dhunuesin e basketbollisteve femra mesditën e të dielës. Prokurorja e çështjes Silvana Pani kishte kërkuar burg pa afat ndërkohë që avokatja Minushe Çobo kërkoi lirimin e menjëhershëm të 47-vjeçarit.
Gjyqtari Pashk Gjaci mori për bazë argumentet e paraqitura nga avokatja e tw pandehurit çka dha vendimin me detyrim paraqitje. Ardian Çobo u arrestua mesditen e të dielës për dhunë të ushtruar ndaj dy lojtarëve të Flamurtarit pas takimit të basketbollit Përmeti-Flamurtari kur lojtaret e Flamurtarit debatonin në dhomat e zhveshjes me lojtaret e Përmetit ku një prej tyre ishte edhe e bija e të arrestuarit.
Prokurorja kishte ngritur tre akuza konkretisht Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe dëmtime të tjera me dashje.
/Shqiptarja.com

l.q/Shqiptarja.com