Përmirësimi i motit, qindra kosovarë
drejt bregdetit shqiptar për fundjavë

Qindra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar sot Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit në Kukës, me destinacion përfundimtar rajonet bregdetare.

Fluksi në rritje është vërejtur këtë fundjavë, pas përmirësimit të temperaturave dhe ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Për shkak të fluksit në rritje të kalimit të qytetarëve kosovar drejt Durrësit, Vlorës apo edhe Shëngjinit e Velipojës, ka bërë që në Morin të krijohen radhë kilometrike ndonëse sezoni turistik nuk ka filluar ende zyrtarisht.

Shqiptarët e Kosovës thonë se, tashmë me përmirësimin e kushteve meterologjike ata do të vijnë çdo fundjavë deri në nisjen e sezonit turistik.

Për të evituar rradhët dhe pritjet e gjata në kufi, pala shqiptare në Morin ka punuar gjatë gjithë ditës me 7 sportele.

Një situatë e tille përsëritet thuajse çdo fundjavë  para fillimit të sezonit të pushimeve,por duket se ka nisur më herët këtë vit. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel