Përndiqte prej ditësh të renë 
policia e Kuçovës prangos 28-vjeçarin

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi prej kohësh përndiqte një 17-vjeçare.

Policia bën të ditur se, në pranga ka rënë Mateo Bara i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kërcënuar e ofenduar 17-vjeçaren S.M ndaj së cilës është lëshuar edhe urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Ja komunikata e policisë
Në Kuçovë më datë 03.05.2016, nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:Mateo Mara, 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke e kërcënuar dhe ofenduar shtetasen S.M, 17 vjeçe, banuese në Kuçovë, ndaj të cilës u plotësua kërkes-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përndjekaja”,parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur