Jaupaj drejtonte mjetin tip “BMW” dhe ka përplasur me pasojë vdekjen këmbësorin I.B
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë bënë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë bënë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen konkretisht shtetasin:
Klevis Jaupaj, 33 vjeç banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë, pasi më datë 1.03.2018 në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.
e.gj/Shqiptarja.com











