Policia ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në orën 13:20, është njoftuar salla e komandimit se në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur dy mjete.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se mjeti tip Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përpalsur me mjetin tip Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. Banues në lagjen Tre Heronjtë, në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

s.k/Shqiptarja.com