Përplaset me trafikndarësen dhe
plagos çiklistin, procedohet 27-vjeçari

Policia e Durrësit ka proceduar sot 27-vjeçarin E.S pasi në rrugën”Aleksandër Goga”në lagjen Nr. 8, rreth mesnatës, duke drejtuar mjetin motor tip Dukati me targa JTB-214 mbi 1.000cc, ka goditur barrierat prej hekuri të vendosura në rrugë për shkak të punimeve që po bëheshin.

Më pas ai ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tip Citroen veturë me targa AA 037 NS, i parkuar në anë të rrugës, ku për pasojë e përplasjes është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorçikletës, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë dhe pasagjeri,  I.H.43 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......