Përplaset varka me migrant nga
Tunizia, 8 të vdekur në Mesdhe

Përplaset varka me migrant nga<br />Tunizia, 8 të vdekur në Mesdhe<br>
Të paktën tetë persona e kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një varke me migrantë ilegalë me një anije me flamur të Tunizisë në Detin Mesdhe.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur në pjesën mes Tunizisë dhe Maltës në Detin Mesdhe në orën 02:00 sipas kohës lokale.

ANSA theksoi se aktivitetet e kërkim-shpëtimit të personave që ndodheshin në varkën që është fundosur si pasojë e përplasjes, kanë nisur në koordinim me Maltën, duke shtuar se të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë shpëtuar nga ekipet kompetente.

Po ashtu, ANSA njoftoi se në aktivitetet e kërkimit marrin pjesë edhe ekipet e flotës, sigurisë bregdetare dhe policisë financiare të vendosura në Ishullin Lapedusa, territorin më të afërt italian me rajonin dhe se aktivitetet janë duke vazhduar për shkak të mundësisë së ekzistimit të të zhdukurve.

Në ndërkohë, media të tjera italiane kanë pohuar se në varkë ndodheshin 70 persona.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?