Përplasi me motorr të moshuarin
policia prangos pas ngjarjes të riun

Policia e Vlorës ka prangosur 22-vjeçarin Fabio Hysenaj, pasi në orët e vona të natës së mbrëmshme ka përplasur me motorrin e tij, të cilin e drejtonte pa dokumentacion, 65-vjeçarin N.D i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore.
 
Sipas policisë, i riu e ka dërguar vetë në spital të moshuarin, ndëkrohë që pas njoftimit të policisë kjo e fundit e ka arrestuar për “"Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt".
 
Aksidenti ndodhi në rrugën Transballkanike në lagjen "29 Nëntori", kur ai, duke drejtuar motorçikletën tip "Suzuki" me targë CK79383 (pa leje drejtimi) ka aksidentuar N.D., 65 vjeç, banues në Vlorë (këmbësor).
 
Për pasojë, të dy morën dëmtime në trup dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Redaka Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull