TIRANE- PD e Shkodrës ka shkelur çdo afat të mundshëm në procesin që po zhvillohet për reformimin e kësaj force politike. Ky proces nisi që me anëtarësimet e reja, që është mbyllur prej kohësh dhe tashmë pritet përcaktimi i datave për zgjedhjen e kryetarëve të grupseksioneve dhe po ashtu caktimin e datës më pas për të votuar për kryetarin e ardhshëm të të djathtëve në Shkodër. E marta e javës që po mbyllet ka qenë afati i përcaktuar nga qendra e PD për dorëzimin e propozimeve si kandidatë për të pasuar Astrit Bushatin në krye të PD.
As ky afat s’është respektuar dhe tashmë duket se do zgjasë deri në javën e ardhshme minimumi. Kjo stërgjatje e këtij procesi vjen kryesisht nga baza që është në përfundim të propozimeve për kreun e ri të PD Shkodër. Tashmë lufta e hapur prej kohësh brenda PD vjen e ashpërsohet gjithnjë e më shumë si shkak i fraksioneve dhe ndasive apo grupimeve, të pozicionuara qartazi në mbështetjen e kandidatëve në garën për kreun e ardhshëm të PD të degës Shkodër, e cila është ndër më të vonuarat në këtë proces. Këto vonesa janë të lidhura me "luftën” e cila ende pa ardhur në finish është ndezur konsiderueshëm. Të gjithë kërkojnë të përfitojnë për të bërë një hap të rëndësishëm karriere që mund të pasohet me kandidaturë deputeti apo kryetar Bashkie.
Jozefina Topalli ajo që ka vendosur gjithçka deri tani të paktën publikisht është jashtë skene. Loja e saj është ngushtuar vetëm në diktatin e emrit të ri që do drejtojë PD, një mision që po i rezulton i vështirë. Tashmë Topalli s’ka më "ushtarë" në Shkodër, pasi të gjithë e kanë braktisur. Sipas burimeve konfidenciale pranë PD Shkodër, nisur nga votat e marra si propozime në 240 seksionet që ka Shkodra, Eduard Bardeli kryeson me rreth 170 vota. Pas tij renditet anëtari në këshillin e Bashkisë e Drejtori i Akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha me rreth 130 vota. Në radhë vjen ish-deputeti Ramiz Çoba me një diferencë jo shumë të madhe.
Sa i takon kësaj trioje që kryeson deri tani, Bardeli është një figurë e re i provuar si drejtor i "Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve", me një mbështetje të fortë, sidomos në bazë nga ata që kanë thithur vota për PD dhe në ditët më të vështira. Qashif Hoxha ka njohje, i ndihmuar edhe nga disa poste në rang rajonal. Ajo që e pengon disi është legjenda urbane që ndokush dhe mund ta besojë si "asi nën mëngë" i "LSI" më 23 qershor 2013. I treti në renditje, Çoba edhe pse larg Shkodrës, kërkon që të shfrytëzojë figurat e PD si ish-deputetin Gjokë Uldedaj për të marrë mbështetje në qendër.
Pas tyre mbështetje ka ish-deputeti Bardh Spahija, i ikur nga Shkodra prej shumë vitesh. Edhe pse i zhvendosur në Tiranë, Spahija nuk ka një mbështetje nga kryetari i PD Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se do të jetë i distancuar nga kjo garë, edhe pse pritet një përkrahje nën zë për njërin nga kandidatët. Spahija është në listën e humbësve të PD më 23 qershor 2013 në garën e zgjedhjeve parlamentare, çka ndoshta nuk e favorizon, megjithë përcaktimin për të si "djalë i mirë". Më pas vijnë emra si Nesti Kiri, Besnik Kastrati, Xhevdet Amuli, Aleksandër Marleci apo Bujar Hoti. Në dorën Bashës pritet të jetë një listë prej 10 emrash që do vijnë të konfirmuar për t’u kandiduar jo më shumë se 3 prej tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com