Përplasja e ashpër, SHBA i
përgjigjet kërcënimit rus

Përplasja e ashpër, SHBA i<br />përgjigjet kërcënimit rus
Rusia dhe SHBA-ja të dyja këto shtete kryejnë sulme ajrore kundër Sirisë, siç thonë grupet terroriste. Tensionet janë shtuar pasi SHBA ka rrëzuar të hënën një avion luftarak të qeverisë sirianë.

Do të bëjmë atë që mundemi për t’i mbrojtur interesat tona. Regjimi sirian duhet ta kuptojë se e kemi të drejtën e vetëmbrojtjes përballë Shtetit Islamik”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Ndërkohë zëvëndësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se rrëzimi i avionit të sirisë është “akt agresioni”.

Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se avionët e koalicionit që udhëheq SHBA- ja në Siri mund të shihen si objektiva për sulme.

Sipas Moskës, edhe linja e parandalimit të aksidenteve ajrore mbi Sirinë është ndërprerë.

Gjithashtu Spicer insistoi se SHBA do të vazhdojë të “punojë me partnerët” për të luftuar kërcënimin e Shtetit Islamik në Siri.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset