“Çfarë fati do të ketë vendi ynë nëse një gjykatës mund të bllokojë vendimin mbi ndalimin e lëvizjes së disa shtetasve të cilët kanë qëllime të këqija dhe që duan hyjnë në SHBA, ndërkohë që një vendim i tillë u mor për të mbrojtur sigurinë e brendshme?” ishte ky reagimi i presidentit Donald Trump ndaj vendimit të gjykatës James Robart i cili vendosi të pezullojë vendimin e manjatit për të ndaluar hyrjen e personave që vijnë nga 7 shtete me shumicë muslimane.
Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka paraqitur një mocion ndaj vendimit të gjykatësit federal James Robart.
Ky intitucion i kërkon gjykatës së apelit të mos njohë urdhërin e gjykatësit dhe të aktivizohet ndalimi i udhetimit për 7 vendet e listës së zezë.
“Do ta fitojmë rekursin për sigurinë e vendit tonë ne do të fitojmë’ u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë ndërsa u zotua se do të anulojë vendimin ligjor që pezulloi ndalimin e hyrjes në SHBA të njerëzve nga 7 vende kryesisht myslimane duke e konsideruara atë antikushtetues.
Nisma në fjalë e Donald Trump pezullon për 4 muaj programin e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve dhe vendos një bllokim të pakufizuar në kohë për të gjithë refugjatët sirianë dhe një pezullim prej 90 ditësh të vizave për shtetasit e Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.
Urdhëri ekzekutiv i Trump jo vetëm që ndaloi shumë shtetas që vinin nga shtetet e mësipërme,por shkaktoi protesta të shumta në shumë vende të botës.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com