Përplasja mes MA e ish-sekretarit,
Ndreca i shkruan letër Ramës

Përplasja mes MA e ish-sekretarit,<br />Ndreca i shkruan letër Ramës
Po shndërrohet në një maratonë përplasja mes Ministrisë së Arsimit dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Ky i fundit i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama. Ndreca në letrën e tij drejtuar kreut të qeverisë ka shprehur shqetësimin në lidhje me aktet e paligjshme të ministres Karabina. Sipas tij, ajo është kthyer në uzurpuese të institucionit duke ushtruar dhunë verbale dhe psikologjike ndaj punonjësve.

“Në 20 ditë detyrë, Karabina ka bërë 25 shkelje. Ajo ka denigruar figurën e ministrit, dhe vijimi i paligjshmërisë, është dëm për shtetin,” - shkruan ai.

Një ditë më parë mësohet se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet Ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, ndërsa pohoi se nuk është detyrë e strukturave policore dhe kompetencë e saj, zgjidhja e kësaj situate.

“Policia e Shtetit ju ka bërë me dije zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë. Për sa i përket shërbimit të sigurisë fizike, të dy shoqëritë janë kontraktuar nga i njëjti institucion”, thuhet në reagimin e policisë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike